Pronarët denoncojnë bashkinë: Po na grabitet prona në Tiranë në mënyrë banditeske
Aleksandër Doçi pronar i një trualli në rrugën “Stavri Themeli” i bën thirrje qeverisë që të mos lejojë abuzimin që po i bëhet në pronën e tij.
Ai thotë se bashkia ka dhënë leje ndërtimi ndërsa ai si pronar me dokumentacione nuk është pyetur.
Ka hipur në vinç si të vetmen mënyrë që i ka mbetur për të ndaluar punimet në pronën e tij
Aleksandër Doçi prej muajsh ka denoncuar fillimin e punimeve në truallin e tij në rrugën “Stavri Themeli”.
“Firma vijon të punojë prapë e pashqetësuar, sado që ne bërtasim e ulërasim që të dëgjojnë institucionit, Jemi përballë një grabitjeje e nuk po na mbrojnë. Jemi ankuar në bashki, kemi kërkuar informacion, por nuk kemi asnjë përgjigje.”
Edhe pse është pronar me vërtetim pronësie dhe më pas e njohur edhe nga tre shkallët e gjykatës ai nuk është pyetur për ndërtimin në truallin e tij.
“Ore nuk na kanë pyetur fare, por e kanë marrë në mënyrë banditeske. Më shqetëson indiferenca e shtetit. Nuk pyet fare për vendimet e gjykatës, vërtetimet e pronësisë.”
Thotë se shpreson që drejtësia të vihet në vend sa më parë .
Doçi kërkon ndihmë që të respektohen ligjet pasi shteti i cili bën vet ligjet nuk po i zbaton ato.