Shteti "zë mend" pas një viktime, aksion për skafet e jetskitë në Vlorë. Protestojnë pronarët dhe administratorët e mjeteve të ujit

Asnjë skaf apo motor uji nuk është lejuar të dalë në det prej 2 gushtit 2022 kur ndodhi tragjedia në plazhin e Potamit në Himarë. Jonada vajza 7 vjeçe humbi jetën pasi u godit nga helikat e skafit të drejtuar nga efektivi i policisë Arjan Tase.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Forca të shumta të policisë kufitare të Vlorës dhe repartit special "Delta Forca" kanë dalë në aksion për bllokimin e mjeteve lundruese.

Por kjo ka shkaktuar protestën e pronarëve dhe administratorëve të mjeteve lundruese dhe detare. Ata paraditen e sotme (6 gusht 2022) kanë dalë në protestë përpara policisë kufitare në Vlorë. 

Ata kundërshtojnë bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik dhe se nuk mund të penalizohen të gjithë. 

"Kush ka kundravajte të shkojë në burg. Kush shkelur të mbajë përgjegjësi"

Pronarët thonë se mjetet janë me dokumente, kanë paguar taksat dhe sigurime shoqërore.

Dokumentet e tyre janë verifikuar dhe kanë dalë të rregullta, por sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.

Nuk është e drejtë një gjë e tillë absolutisht deri në momentin që kemi paguar taksat dhe jemi me dokumentacion të rregullt të mjetit, nuk e kuptoj arsyen se përse duhet të na bllokojnë. Pa asnjë lloj shpjegimi, pa procesverbal. Vijnë na bllokojnë mjetin dhe na thonë do dërgohet në Triport. Për çfarë arsye? Jemi taksapagues të rregullt," thotë një prej tyre.

Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s'ja dalin dot t'i paguajnë.

"Kjo që ndodh në kulmin e sezonit turistik. Është absurde. Nuk arrijmë të paguajmë as taksat dhe shërbimet që kemi bërë deri tani po nuk punuam këto ditë," thonë ata.

Ndërkohë pas protestës, një efektiv i policisë kufitare ka sqaruar drejtuesit e mjeteve lundruese se do të kontrollohen dokumentet nga përfaqësues të lartë të policisë kufitare dhe në moment do të merret përgjigja për mjetet që të dalin në det.

Ai ka sqaruar dhe rregullat që duhet të ndjekin dhe nuk duhet t'i shkelin.

"Do vijnë të shikojnë këtu dhe t'jua japin përgjigjen menjëherë me qëllim për të mos patur asnjë shqetësim.

Dhe tjetra, do keni parasysh zbatimin e rregullave të lundrimit. Të gjithë duhet të kenë se s'bën salvaxhendet që t'ja jepni qytetarit me qëllim që kur ta kontrolloji policia ta shikoji që i ka cdo qytetar.

Në rast se konstatohet një mjet mbi kapacitet, do të bllokohet. Kujdes do të keni hyrje-daljet në koridore, ecni me 4 milje deri sa të kaloni matanë.

Jeni dëshmitarë se cfarë ndodhi prandaj duhen marrë masa, pasi dhe për atë që ndodhi nuk është e mirë, por dhe për ju e për këdo. Edhe sikur të ndodhi në Shkodër," tha ai.

Pas tragjedisë në lëvizje është vënë dhe policia kufitare e Shëngjinit ku janë bllokuar disa jetski pa dokumentet përkatëse.

Shteti "zë mend" pas një viktime, aksion për skafet e

Shteti "zë mend" pas një viktime, aksion për skafet e

EMISIONET