Prokuroria kërkon 2 vite burg për ish-Sekretarin e Financave, ja kur jepet vendimi për Arlind Gjokutajn
Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i arrestuar në muajin janar të vitit 2023.
Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave.
Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet.
Vendimi shpallet në datë 17 tetor.