Gati projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, Rama: Do të ndërtohet në bashkëpunim me partnerë privatë

Kompania hollandeze ka prezantuar projektin për portin e ri tregtar i cili do të zhvendoset në Porto Romano i cili dop të ndërtohet nëpërmjet disa fazave. Kryeministri Edi Rama synon që këtë vepër i cili do të realizohet me partneritet privat, të kthehet në një njësi tregtare jo veëm për Shqipërinë por edhe për fqinjët tanë.

 “Vepra për të cilën synimiështë që të jetë porta hyrëse në Ballkanin Perëndimor po realizohet falë një pune të përbashkët me partnerët shqiptarë. Infrastruktura e vjetër tashmë e amortizuar e portit aktual, e cila shkakton ndotje dhe kaos në mjedis, do të transformohet falë projektit në një arkitekturë model.”

Gati projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, Rama: Do

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Porti ri tregtar do të shtrihet  në një zonë mbi 400 hektarë në Porto Romano me kapacitete për të vendosur 2 milionë kontenierë dhe sipas projektuesve holandezë me një distancë të shkurtër me Prishtinën dhe Shkupin.

Gati projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, Rama: Do

Sipas grupit projektues, ai synon ta shndërrojë Durrësin në portën hyrëse të Ballkanit Perëndimor duke rindërtuar infrastrukturën e vjetër që ka shkaktuar ndotje dhe kaos në qytet.

Gati projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, Rama: Do

Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se projekti i ri do të transformojë atë në një port model, me potenciale dhe kapacitete në Ballkanin Perëndimor.

“Porti aktual ishte një rrëmujë e tërë, ndoste e nuk kishte kapacitete për t’u zgjeruar. Pra nuk kishte asgjë. Ndërkohë që porti i ri ka potencial, ka kapacitete dhe na bën portën hyrëse në të gjithë Ballkanin Perëndimor," u shpreh Kryeministri.

Gati projekti për portin e ri tregtar në Porto Romano, Rama: Do

 

EMISIONET