Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit, Koka: Asgjësim i aseteve kombëtare, përgjegjësinë ta kthejmë nga Rama

Gazetari Bledian Koka e ka cilësuar projektin për ndërtimin e portit të Durrësit, si një asgjësim të pasurive kombëtare të vendit tonë.

Koka në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Kostana Morava tha se Porti i Durrësit është nyja kryesore e mallrave, ndërsa shtoi se përgjegjësinë duhet ta kthejmë nga Kryeministri Edi Rama.

Më tej ai tha se ndërtimi i këtij porti ngre shumë dyshime.

Bledian Koka: Opozita ka në dorë akoma element që mund ta frenojnë dhe anulojnë projektin ogurzi të asgjësimit të portit të Durrësit që  është menjëherë dërgimi i vendimit të Këshillit të Ministrave, në Gjykatën Kushtetuese. Ky është një ligj anti-kushtetues dhe anti-kombëtar që praktikisht e asgjëson portin e Durrësit që është nyja kryesore, e mallrave.

Ne do ta kthejmë përgjegjësinë te Edi Rama dhe te ata që qeverisin dhe që vendosin për pronat publike.

Pyetja që shtrohet është se sa para do të investohen në këtë port dhe a do të investojë paratë e tij apo paratë e qytetarëve shqiptarë.

Kjo punë është shumë e dyshimtë dhe këtu vijmë te dyshimet që flisnin dhe mediat e huaja për bumin e ndërtimeve në Tiranë. Flasim për 1.6 mld euro që janë pastruar në Tiranë. 

Mua nuk më intereson pastrimi i parave, por kjo është kalimi i vijës së kuqe. Projekti i portit të Durrësit është asgjësimi i një aseteve të pasurive kombëtare.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET