Programi i "Rama 3", Hoxha: I dënuar ta lexoj, ambicien e ka të madhe por shumë pak do realizohet


Artan Hoxha nuk ka shumë pritshmëri për programin qeverisës të "Rama 3".

I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, ekonomisti duke analizuar atë çfarë qeveria Rama ka bërë në dy mandatet e shkuara thotë se programi për mandatin e tretë ambicien e ka të madhe por shumë pak do të realizohet.

Artan Hoxha: Nuk parashikoj dot të ardhmen por shoh nga e shkuara. Gjej shumë gjëra që nuk janë realizuar. Premtime kemi dëgjuar pafund nga mazhoranca rilindase, shëndetësia falas e të tjera si këto.

Në 7 vite buxhetore kjo qeveri e ka rritur borxhin që ka marrë me 340 mld lekë dhe e ka rritur ekonominë me 220 mld lekë. Nuk kam asnjë pritshmëri për programin që jam i dënuar ta lexoj. Më bëri përshtypje "do lobojmë për Kosovën", ne Kosovën vetëm po e shajmë dhe i fërkojmë bishtin Serbisë.

Nuk mund të besoj asgjë që shkruhet në atë program, natyrisht që qeveritë do të bëjnë ca punë, nuk ka qeveri që nuk bën 5 lekë punë. Është një program i cili ambicien e ka të madhe por duke parë çfarë është bërë shumë pak do të realizohet. Shqiptarët thonë "çfarë dëgjoj me veshë i lumi unë, çfarë shoh me sy i mjeri unë."

EMISIONET