Prodhimet e fermerëve përfundojnë në kanal, Ministria e Bujqësisë 100 mln lekë për publicitet, ‘zhduken’ fondet

Keqmenaxhimi i fondeve në institucione dhe ministri është një fenomen që duket se nuk ka të ndalur. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i ka ofruar subjektit ‘Le Spot Production’ vlerën 10.067.220 lekë për fushatë publicitare, për thirrjen e aplikimeve të IPARD.  

Teksa fermerët janeë në kufijtë e mbijetesës për shkak të mungesës së subvencionimit por edhe sepse në shumë raste prodhimet e tyre përfundojnë në kanal, Ministria e Bujqësisë jep plot 100 milion lekë të vjetra për fushata publicitare. 

 Tv Ora News iu drejtua Ministrisë së Bujqësisë me një shkresë ku iu kërkua informacion se si u shpenzuan këto fonde që u dhanë për publicitet, njëkohësisht kërkoi edhe një kopje e shërbimeve të kryera  nga ‘Le Spot Production’. Asnjë përgjigje nuk na u kthye nga kjo ministri edhe pse kaluan të gjitha afatet ligjore. Kur gazetarja e Tv Ora Neës kontakton me zyrën e informacionit merr këtë përgjigje:  

"Është në proces të kthimit të një përgjigjeje. O të marrin sot pasdite ose nesër pëër një përgjigje. Është duke u bërë përgjigja kështu që pa merak."

Na u la afat  një ditë, por kaloi 1 muaj dhe përgjigjia se ku përfunduan 100 milion lekë nuk erdhi. Në këto kushte iu drejtuam përsëri këtij institucioni.  

Gazetarja: Kam qënë këtu dhe para një jave, vij nga TV Ora News për këtë shkresë dhe nuk kam marrë ende një përgjigje nga ministria.

Zyra e informacionit: E ke numrin e  protokollit?

Gazetarja: E kam dërguar me postë,ka mbërritur ndoshta. Me ju kam folur herën e fundit

Zyra e informacionit: Besoj se këto ditë do të dali përgjigja, dhe do të vijë me postë

Gazetarja: Jo të dali nga personi kompetent. Është 10/03/2023, kanë kaluar të gjitha afatet ligjore. Pse unë nuk marr përgjigje për kërkesën time? Kështu më keni përcjellë dhe herën e kaluar, nuk e pranoj më këtë lloj komunikimi.

Zyra e informacionit: Përgjigjen e merr ose me anë të postës ose me e-mail.

Gazetarja: Nuk ka llogjikë kjo që po thua. Me e-mail nuk mund të marr përgjgije për diçka që e kam sjellë me postë sepse ju nuk e dini e-mailin tim. Në 1 prill duhet të kisha përgjigjen në dorë.

Zyra e informacionit: Tani unë po të them që përgjigja do të dali nesër ose pasnesër. të paktën këtë përgjigje më kanë kthyer këtë përgjigje po të kthej.

Të gënjesh në  mënyrë sistematike duket se është bërë ‘varka e shpetimit’  për sektorin që i referuar shkresa e Tv Ora Neës. 

Në kundërshtim të plotë me ligjin për të drejtën e informimit Ministria e Bujqësisë nuk jep asnjë informacion se ku përfunduan 100 milion lekë që iu dhanë subjektit ‘Le Spot Production’ për fushatë publicitare.  

Drejtoria përgjegjëse që ka në dorë kërkesën e Tv Ora Neës nuk bën transparencë dhe tregohet hermetike kur bëhet fjalë për vendosjen në dispozicion të një kopje të dokumentave që janë prodhuar dhe mbahen nga kjo ministri.  

 Duke iu referuar ligjit për të drejtën e informimit ku parashikohet se ‘Informacion Publik’ është çdo e dhënë e rregjistruar në çfarëdo lloj forme dhe formati gjatë ushtrimit të funksionit publik, Tv Ora News i është drejtuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit si institucioni  qe do të beje te mundur nxitjen e transparences  nga ana e Ministrise se Bujqësisë. 

EMISIONET