Problemet e universiteteve, Boçi: Gati 57 mijë studentë më pak të regjistruar këtë vit
Luciano Boci, Mentor Beqja, Edi Puka dhe Ermal Hasimja ishin të ftuar në emisionin "Ora e Betit" në Ora News ku folën për arsimin e lartë. Boçi tha se këtë vit janë gati 57 mijë studentë më pak të regjistruar në universitete.
"Mungojnë gati 57 mijë studentë. Deri në 2021 gati 50 mijë ka qenë numri i studentëve që studiojnë jashtë. Ndërsa sot ky numër është rreth 60 mijë. Universitet shqiptare gjenden nën 200 vende në rënditjen që kanë pasur.
Faktori më godtiës është faktori politik. Për arsimin e lartë investimet shkojnë deri në 40 milionë lekë", tha Boçi.