“Problem politik financimi i arsimit”, Goci: Pas protestës vettingu i pedagogëve, do të hetojnë pasuritë tona

Pedagogu Ervin Goci thotë se pas protestës së mbajtur nga pedagogët do të vijë një vetting i pedagogëve, do të hetojnë pasuritë e tyre.

Në emisionin “Ora e Betit” në RTV ORA Goci tha se ka një problem politik sa i përket faktit nëse do të financohet arsimi.

Ai shprehet se tashmë diploma nuk ka vlerë as investimi që student bën.

Ervin Goci: Pas kësaj vjen një vetting i pedagogëve. Me siguri do të hetojnë pasuritë tona. Do të hetojnë milionat e pedagogëve. Në fakt aty ka me miliona por ministria nuk e ushtron atë që ka me ligj pra që të monitorojë paratë publike atë që menaxhon vetë. Ka të paktën 2 vitet e fundit 60 për qind e studentëve punojnë dhe punojnë me 8 orarsh. Pra gjendja është katastrofë. Universiteti nuk pret, nuk gjeneron nuk kthehet dot strehë. Vetëm   me një projekt unë dhe kolegët kemi punësuar 15 student dhe nuk është pagesë e vogël. Në 2020-2021 UT kishte 17 mijë euro për kërkim shkencor.

“Çështja është që këtu ka një problem politik nëse do të financohet arsimi. Fjala shtet do ët thotë investim dhe një investim është arsimi. Këtu nuk ka dialog. Sot arsimi në Shqipëri është totalisht jashtë tregu, nuk ka pikën e vlerës, pikën e rëndësisë, nuk ka vlerë diploma as investimi që bën. Duhet artikuluar pak më gjerë paga.”

EMISIONET