“Prindi 1 & 2” Pastori denoncon formularin e Bashkisë Tiranë: Agjenda gay, në kopshte pa dijeninë e prindërve

“Prindi 1 & 2” Pastori denoncon formularin e Bashkisë

thehet sërish në vëmendjen e publikuar debati për emërtimet “prindi 1” dhe “prindi 2” në vend të fjalës nëna dhe babai.

Ka qenë pastori Akil Pano ai ka denoncuar shpërndarjen e një formulari që po qarkullon në rrjetet sociale duke thënë se ku formular është shpërndarë në kopshtet e Tiranës.

Ai shprehet, ashtu sikurse shkruhet edhe në këtë formular se në vend të emrave të prindërve “nëna” e “babai” është shënuar “Prindi 1” e “Prindi 2”.

Sipas pastorit një gjë e tillë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe shton se agjenda gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri.

Ai madje u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular.

“Ky formular është shpërndarë në kopshtet e fëmijëve, sapo ma dërguan. Në shkelje të plotë të ligjit mbi kodin e familjes emri MAMI dhe BABI vendosen në kllapa dhe zëvendësohen me Prindi 1 dhe Prindi 2. Agjenda Gay ka nisur zbatimin, qetësisht dhe në shkelje me Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ky lloj imponimi është dhunë dhe është diktatura e minorancës mbi shumicën. I bëj thirrje: Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Arsimore, Drejtorive të Shkollave dhe Institucioneve të Edukimit Parashkollor, të tërheqin menjëherë nga përdorimi këtë formular, i cili është ne shkelje me ligjin dhe kodin e familjes dhe fyen pjesën me te madhe të shqiptarëve” – shkruan pastori Akil Pano në Facebook.

EMISIONET