Prifti: PD nuk mobilizoi elektoratin gri dhe të pakënaqurit, bie argumenti i vjedhjes së votës

 

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Rezart Prifti u shpreh se argumentin e vjedhjes së votës bie, sepse duhet parë sa mobilizoi PD nga intelektualët dhe elektorati gri.

Prifti: Le të themi se qeveria mori bandat. Ne kemi diskutuar atë shifrën e personave të pakënaqur që ishin rreth 300 mijë. A ka PD një analizë për votat që nuk mori nga këta të pakënaqur?

Përgjigja e kësaj pyetjeje përmbys gjithë argumentin e vjedhjes së votës, sepse duhet parë sa mobilizoi PD nga intelektualët dhe elektorati gri. Unë po them se janë vjedhur një numër i madh votash, por jo të gjitha votat.

 

 

 

 

 

EMISIONET