Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"

Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"

Nuk ka më minishengen ballkanik. "Ballkani i hapur" do të quhet nisma e re e bashkëpunimit  rajonal mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Emërtimi i ri i nismës u prezantua sot në Shkup në mbyllje të punimeve të pjesës zyrtare të Forumit Ekonomik.

Kryeministri Rama dhe Zaev dhe presidenti serb Vuçiç në kuadër të forumit nënshkruan dy memorandume dhe një marrëveshje ndërshtetërore, që ka për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik.

Marrëveshja parasheh ndërtimin e "korsive të shpejta" në pikat kufitare, për kalimin më të shpejtë të njerëzve nga shtetet e rajonit. Ajo përmban edhe dispozita për sa i përket thjeshtësimit të formaliteteve për importin, eksportin dhe lëvizjen përkatësisht transportimin e mallrave; bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente; si dhe dispozitat e veçanta për sigurinë e ushqimit, çështjet veterinare dhe fitosanitare dhe lëvizjen e lirë të produkteve industriale jo-ushqimore.

Marrëveshja e Bashkëpunimit për mbrojtje dhe shpëtim nga katastrofat në Ballkanin Perëndimor dhe Memorandumi i mirëkuptimit për lehtësimin e importit, eksportit dhe lëvizjes së mallrave në Ballkanin Perëndimor, dalin nga Nisma për bashkëpunim të avancuar ekonomik rajonal mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"Prezantohet në Shkup "Ballkani i Hapur"

EMISIONET