Presidenti/ Maliqi: Rama e ka në xhep, nëse do të zgjidhet në raundin e 4-të do të jetë grua

Lefter Maliqi, ka folur për operacionin “Pëllumb i Artë’ ku tha se personat në kërkim morën vesh dëshminë e Nuredin Dumanit nga zyrtarë të lartë e më pas janë larguar.

Në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Maliqi tha se kjo ndodh sepse nuk ka pasur një front opozitar e për këtë arsye krimi ka lulëzuar.

Lefter Maliqi: Dumani u kap rastësisht i plagosur rëndë në Fier. Ky tregoi se i ka treguar drejtësisë historinë e tij. Tregoi kokat e krimit. Ju mendoni se këta nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka folur Dumani? E kanë marrë vesh që ditën që oficeri i prokurorisë dhe oficeri i policisë gjyqësori. Këta kanë vënë në dijeni drejtuesit e SPAK, këta kanë vënë në dijeni ministra dhe Kryeministrin, dhe miqtë e tyre që janë krerët janë larguar. Krimi ka lulëzuar. Kjo ndodh sepse nuk ka front, fronti i vetëm është media. Luli ka qenë në gjumë.  Berishën e thirri koha, e mirë që erdhi se ndryshe nuk mundet Rama. Thitë ndjesë pastë për Berishën por Berisha i ka hapat 3 herë më shumë se Rama. Rama është shejtan budalla. E di shumë mirë se mezi fitoi me lulin që e kishte në sqetull me LSI-në që e kishte të përçarë. Tani pushteti lokal ndryshon. Sikur jo shumë por 20 bashki të marrë opozita e bashkuar përkthehet në 15 mandate.

Politika është edhe frymë, njerëzit nuk kishin besim te Luli, por kanë besim te Meta e te Berisha.  Nëse e mban vulën Luli do i humb vula edhe Lulit edhe Ramës, sepse do të ndodh bashkimi i madh.

Maliqi është ndalur edhe tek çështja e presidentit, duke thënë se emrin e kreut të shtetit e ka mazhoranca në xhep.

Ai tha se nëse pozita do të zgjedhë në raundin e katërt në krye të shtetit do të vendos nj grua.

Lefter Maliqi: Presidenti është në xhepin e Ramës, ky proces është një show politik. Nëse do të zgjidhet në raundin e katërt ose të pestë do të ketë një presidente do të jetë grua. Por të jeni të bindur se gjithçka do të ndryshojë. Vjeshta e ardhshme do të jetë vjeshtë e protestave dhe Rama do të largohet sepse e ka futur vendin në trafiqe dhe në borxhe të mëdha.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET