Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier/ Gjanica merr ngjyrë të zezë, alarmohen banorët! Ja për çfarë bëhet fjalë

Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier/ Gjanica merr ngjyrë të

Prag-katastrofe natyrore edhe në Fier. Ndoten ujërat e lumit Gjanica. Kundërmon nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure, ndërsa ujërat e tij janë shndërruar në ngjyrë të zezë.

Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin, i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure, por edhe i fabrikave të vajit. Kjo situatë nuk rrezikon vetëm faunën në ujëra, por edhe shëndetin e banorëve.

Sipas informacionit të marrë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, do të identifikohet origjina e ndotesve, vendi nga janë hedhur dhe autorët e përfshirë, për të marrë edhe masat ndëshkuese, siç ka ndodhur edhe në precedentët e kaluar.

EMISIONET