Incidenti para selisë PS, burri i ndërpret konferencën Taulant Ballës: "Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen!"



Një incident u shënua sot para selisë së PS-së, teksa sekretari i Përgjithshëm I PS-së, Taulant Balla po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Në sfond u dëgjua një person, i cili, i indinjuar thirri me të madhe: Poshtë diktatura! Mos fol o llapaqen! Mos fol!  

Në këtë moment Balla ndërpreu  konferencën e cila po transmetohej live në televizione, për disa sekonda por më pas u kthye sërish edhe një herë për tiu përgjigjur pyetjeve që gazetarët kishin ende prë të bërë.

 

EMISIONET