Shqipëria larg varësisë nga gazi rus, Mike Pompeo në firmosjen e Memorandumit të Mirëkuptimit

Qeveria shqiptare nënshkroi këtë të hënë (16 maj 2022) memorandumin e mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz për diversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri. Për kreun e qeverisë, ky projekt po zgjon interesa të shumëanshme, ndërsa ministrja Balluku bëri me dije se Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë shfaqur interes për t’u bërë pjesë.

Tirane- Objektivi i Shqipërisë për t’u shndërruar në një vend faktor i eskportit të gazit dhe energjisë në Rajon është një hap më pranë realizimit.

Kjo pasi këtë të hënë (16 maj 2022) u nënshkrua dhe memorandumi i mirëkuptimit mes kompanive Overgas dhe Albgaz për diversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije se projekti ka tërhequr dhe vemendjen e fqinjëve tanë, të cilët kanë kërkuar të bëhen pjesë.

Belinda Balluku: "Ne po hedhim një hap të madh duke e kthyer nga një projekt lokal në rajonal. Në javët e fundit pasi kemi publikuar përpjekjet me partnerët tanë amerikanë, kemi pasur shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova për tu bërë pjesë e këtij projekti. Këtij projekti i afrohen dhe partnerë të tjerë mjaft të njohur të naftës dhe gazit.”

I pranishëm në nënshkrimin e memorandumit ishte dhe kryeministri Rama, i cili tha se furnizimi me gaz përmes terminalit që do të ngrihet në Vlorë, po zgjon interesa të shumanshme.

Marrëveshja u firmos në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Shqipërisë dhe kjo shihet si një përpjekje për tu larguar nga varësia e gazit rus.

Shqipëria larg varësisë nga gazi rus, Mike Pompeo në

Shqipëria larg varësisë nga gazi rus, Mike Pompeo në

Shqipëria larg varësisë nga gazi rus, Mike Pompeo në

EMISIONET