Pompeo në Tiranë për qëllimet e veta politike e të biznesit, Biberaj: Politika shqiptare vuan kompleksin e inferioritetit, mjerim dhe nivel i ulët

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj gjatë një interviste për Ora News me gazetrin  Arnold Kariqi foli rreth vizitës së ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Gazetari: "Qëllimi i ish sekretarit Pompeo ishte takimi me opozitën iraniane këtu. A kemi të bëjmë me një përdorim të figurës së ish sekretarit të shtetit për kredo politike?"

Aleksandër Biberaj: "Natyrisht që në përgjithësi klasa politike shqiptare e vuan shumë kompleksin e inferioritetit, e ka vuajtur gjatë këtyre 31 viteve e vazhdon ta vuajë. Dhe sillet me ndërkombëtarët si skllavi me pronarin. Natyrisht zoti Pompeo ka ardhur për qëllimet e veta politike, qëllime biznesi dhe kuptohet që është dhe jashtë skenës politike sepse nuk është pjesë e ekzekutivit amerikan. Ndaj vizitën e tij nuk do ta shikoja si diçka të rëndësishme. Për mua nuk ka asnjë lloj lidhje me zhvillimet politike brenda Shqipërisë."

Ai tha gjithashtu se ka politikanë të cilët bëjnë një foto dhe i japin komentet sipas interesave të tyre, gjë që sipas tij tregon mjerimin dhe nivelin e ulët të tyre politik.

Aleksandër Biberaj: "Kemi fatkeqësisht politikan që bëjnë një foto dhe i japin komentet sipas interesave të tyre dhe i ngjyrosin sipas interesave të tyre. Kjo tregon mjerimin dhe nivelin e ulët të tyre politik. Askush nuk mund të bëjë politikë me foto. Ka pasur përpjekje të dështuara për të bërë foto me president e me kryeministra, por fatet e demokracisë vendosen këtu sepse në fund të ditës janë qytetarët shqiptarë që votojnë."

EMISIONET