Policia ‘mësyn’ në lokalet e Tiranës, përpjekje për të shpërndarë tifozët

Policia mësynë në lokalet te rruga ‘'Mustafa Matohiti', ku po përpiqet të shpërndaj tifozët.

Nisur nga incidentet, ku deri më tani janë plagosur dy policë, si pasojë e përplasjeve me tifozët, policisë vendore i është bashkuar për ndihmë edhe grupe të FNSH.

Pak minuta më parë 200 tifozë janë përplasur me policinë në rrugën 'Mustafa Matohiti', ku tifozët kanë përdorur shkopinj dhe gurë ndaj bluve.

Incidentet vijnë një ditë para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet ditën e nesërme 25 Maj  në "Air Albania", në orën 21:00.

EMISIONET