Policia bllokon varkat me turistë në Koman

Policia bllokon varkat me turistë në Koman

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në digën e liqenit të Komanit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur masa administrative 10.000 lekë.  

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre. Gjithashtu, këtyre shtetase iu bllokun edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim. 

Nga fotoja e vene ne dispozicion duket që në varka ka pasur turistë të cilët do të bënim udhëtim në Koman. 

Operacioni u ndërmor nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, në zbatim të planit të masave “Për regjistrimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese, turistike dhe të argëtimit” janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit.

EMISIONET