Policia aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në sera, tunele dhe shtëpi të braktisura

Policia aksion në Fushë-Krujë, kontrolle në sera, tunele dhe

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar nga Policia këtë të premte. Bëhet me dije se forca të shumta policie kanë zbarkuar në Fushë-Krujë dhe po ushtrojnë kontrolle në sera, tunele dhe banesa të braktisura. 

Operacioni synon goditjen e rasteve të ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm, ndërsa deri më tani nuk informacion për të shoqëruar apo arrestuar. Operacioni pritet të shtrihet në të gjithë rrethin e Krujës, ndërsa në terren kanë dalë forcat speciale, njësitë e antidrogës dhe policisë vendore.

Operacioni është ende në zhvillim dhe ddetaje të reja pritet të dalin në vazhdim. 

EMISIONET