Polici vret kolegun brenda komisariatit, Elezi: Mësova se sherri ka qenë prej kohës, konflikti dihej edhe nga shefat

Dy ngjarje të rënda të ndodhura brenda pak minutash tronditën Tiranën mbrëmjen e 23 majit 2022.

Një polic I FNSH plagosi me armë zjarri një 60-vjeçar, ndërkohë në ambientet e komisariati nr.3 në rrugën ‘Mine Peza’ në  Tiranë, ku oficeri i Patrullës së Përgjithshme Ludian Zaimi, qëlloi me armën e shërbimit oficerin tjetër të Patrullës, Çaush Saliasin.

Ish-drejtori i policisë Ismail Elezi në një intervistë për Ora News, është shprehur se dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën, ndërsa ka shtuar se problemi nuk qëndron te punonjësi i rolit bazë të policisë por më thelë.

Ai tha se te punonjësit e policisë duhet t’i nënshtrohen testimit psikologjik.

Ismail Elezi:  Mendoj se dy ngjarjet e djeshme nuk kanë  lidhje me njëra-tjetrën. Mendoj s problemi nuk qëndron te punonjësi I rolit bazë të policisë shtetit, port e diçka më lartë më thellë. Ajo që lë për të dëshiruar është se krahas testimeve që bëhen një testim mjaft i rëndësishëm që duhet të jetë rekrutimin të punonjësve të policisë së shtetit është edhe testimi psikologjik. Ndodhin ngjarje që lënë gjurmë te qytetarët. Çfarë mbrojte të kërkojë qytetari kur polici vret kolegun. Unë nuk mendoj se kurrë se 25-vjeçari i ka lind mendimi që unë do shkoj në punë sot dhe do bëjë këtë gjë. Mendoj se ka qenë ngjarje momentale. Ka qenë një sherr ordiner, që ka shkuar deri në vrasje. Ajo që më lë për të dëshiruar është sepse mbi viktimën është qëlluar mbi 5-6 herë, dhe kjo është të thuash çfarë po ndodh? Kjo duhet analizuar me shumë hollësi.

Ismaili tha se sipas informacioneve që ka marrë sherri mes viktimës dhe autorit kishte nisur kohë më parë ndërkohë që në dijeni ishin dhe shefat. Më tej ai shtoi se nëse do të ndërhyhej në kohë një ngjarje e rëndë do të parandalohej

Ismail Elezi: Unë mendoj se ky sherr mund të parandalohej. Unë u interesova  se çfarë patën, dhe dikush më thotë se këto paskan pasur kohë që ngacmoheshin me njëri tjetrin. Unë mësova se autori e paska pasur problem  bullizimin. Personat që ma thanë më thanë se për këtë  konflikt kanë pasur dijeni edhe shefat.  Nëse do të ndërhyhej në kohë jam i bindur se ngjarja nuk do të ndodhte. Është shumë e rëndësishme testimi psikologjik.

Përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET