'Po si nuk i patë katet pa leje?' Edi Rama: Nuk është detyra ime t'i shoh
Katet pa leje në që mbijnë si kërpudha në Tiranë ndodhin sepse “sytë u mbyll paraja” dhe sfida për të luftuar këtë fenonen është teknologjia.
“Me satelitët do të kemi mundësi të shohim gjithçka ndodh” tha Rama
Më tej ai heq përgjegjinë duke thënë se nuk është detyra e tij funksionale ti shohë.
Edi Rama: “Zgjidhja që vjen nga kjo kontratë e sotme i jep përgjigje përfundimtare pyetjes: Po si nuk i pamë! Nuk është detyra ime funksionale të shoh kate edhe pse të gjithë jemi mësuar që t’i ndjekim këto procese, por nga ana tjetër është e pamundur të vazhdojmë të mbetemi pre e boshllëqeve të një procesi shtetndërtimi dhe krijimi i një tërësie institucionesh të cilat për të funksionuar si një makineri e verbër pa emër por vetëm me forcën e ligjit duan kohën e tyre”
Rama i quajti satelitët “kryeinspektoriat në qiell" që nuk ka emër të përveçëm, as kushërinj e as parti por ka një sy që i sheh të gjitha.