PO! Shqipëria do të blejë raketa antitank “Javelin". Ukraina po i përdor për tu mbrojtur nga Rusia

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka konfirmuar se Shqipëria do të blejë raketa antitank, të të njëjtit model që Ukraina po përdor për tu mbrojtur nga Rusia. Megjithatë në korçë ai theksoi se porosia ka të bëjë me modernizimin e ushtrisë dhe se nuk ka asnjë rrezik për cënim të sigurisë kombëtare

“Është në kuadrin e modernizimit të FA, rritjes së kapaciteteve tona, plotësimit të objektivave që Shqipëria ka në raport me NATO-n. Sistemi raketor antitank “Javelin” po prodhohet nga kompania amerikane, më e madhja në botë e industrisë ushtarake Lockheed Martin dhe ne kemi bërë porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë për forcimin e FA, modernizimit, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes territoriale të vendit tone.

Nuk është se ka ndonjë kërcënim konkret qe mos të krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO, ne kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi të mbrojtur, sepse na mbron neni 5 i traktatit të NATO-s, sipas të cilit hapësira e NATO-s është e paprekshme, por ne natyrisht do të vazhdojmë të ndjekim ritmin e NATO-s për t’u forcuar si pjesë e një aleance defensive”

Edhe pse Shqipëria nuk po arrin të marrë miratimin për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në BE, Peleshi edhe një herë theksoi se mbështet politikën e dyerve të hapura

“Ne jemi një aleat i vogël në NATO, por që gjithmonë jemi dhe do të jemi në linjë me partnerët tanë strategjikë, SHBA të cilët janë dhe orientuesit të linjës që ne përkrahim në raport me zhvillimet e NATO-s. Një nga politikat e NATO-s që ne e mbështesim është politika e “dyerve të hapura”, kështu që Suedia dhe Finlanda janë dy shtete sovrane të pavarura me standarde të larta politike apo ligjorë, por dhe standardeve ushtarake”

Githashtu peleshi shprehu mbështetjen për anëtarësimin në NATO të suedisë dhe të Finlandës duke nënvizuar se këto shtete tashmë kanë standard të larta.

EMISIONET