Po pushonte në Himarë, plagoset turistja australiane, dërgohet në spital

Po pushonte në Himarë, plagoset turistja australiane, dërgohet

Një turiste australiane është dëmtuar aksidentalisht në Himarë.

Policia thotë se sot rreth orës 17:45, pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur "Gjiri i Filikurit", ishte dëmtuar aksidentalisht në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Oa News mëson se 22-vjeçares i është shkëputur një pjesë shkëmbi ndërsa lahej duke marrë dëmtime në kokë dhe dorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

EMISIONET