Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja plagoset aksidentalisht me çifte nga fqinji i saj

Po kalonte në rrugë, 69-vjeçarja plagoset aksidentalisht me

Mesditën e sotme, një 69 vjeçare, banuese në fshatin Marshejë të Malësisë së Madhe, është dëmtuar lehtë në këmbë me një saçme fisheku arme gjahu.

Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 69-vjeçarja është dëmtuar aksidentalisht, lehtë, teksa kalonte në rrugë, nga fqinji i saj, shtetasi D. R., 67 vjeç.

69-vjeçarja ka marrë asistencë mjekësore në spital, ndërsa shtetasi D. R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

EMISIONET