Plumb për sherrin e nisur në rrjete sociale? Madridi, kishte pak ditë që kishte ardhur nga Italia. Një 18 vjeçar autori i vrasjes që tronditi Elbasanin

Vetëm 18 vjeç është autori i vrasjes së Madrit Ulqinakut mbrëmjen e 17 gushtit 2022 në Elbasan. Horgito Peqini, qëlloi 33 vjeçarin baba të një fëmijë pas një konflikti që dyshohet se kishte nisur online. Pjesë e konfliktit ishin edhe dy të rinj të tjerë.

Horgito Peqini, vetëm 18 vjeç është autori i dyshuar i vrasjes me me armë të Madrit Ulqinakut, mbrëmjen e së mërkurës (17 gusht 2022) në Elbasan.

Krimi erdhi si pasojë e një konflikti që sipas burimeve i mëhershëm.

Besohet që sherri mund të ketë nisur në rrjetet sociale dhe më tej u ndez kur palët lanë takim për tu sqaruar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ende mbetet e paqartë se çfarë ndodhi, por debate përshkallëzoi në përdorim të armës.

Horgito Peqini sulmoi Madrit Ulqinakun të cilit i shkaktoi vdekjen e mënjerhsshme sapo doli nga një lokal në zonën pranë stadiumit.

18 vjeçari shoqërohej nga bashkëmoshatari Ejdin Dino, tashmë i arrestuar.

Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet një thikë dhe një dorezë metalike.

I përfshirë në konfliktin që përfundoi në vrasje sipas policisë ishte edhe 33-vjeçari Kajdi Sallufi, ende në kërkim.

Dyshohet se autori është ndihmuar nga dy personat e tjetër për t’u larguar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave te sigurisë në zonë.

Pas ngjarjes të tre u larguan, por u identifikuan disa orë më pas.

Madrit Ulqinaku, rezulton pa precedentw penalë.

Ai është babai i një vajzë të mitur dhe ndërkohë kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Elbasan pasi jetonte në Itali.

Policia e Elbasanit thonë se në bashkëpunim me prokurorinë po vijon hetimet për të zbardhur krimin me protagonist adoleshente.

EMISIONET