Plehrat në Sarandë, kryebashkiaku tregon masat e marra

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore” me gazetarin Ronaldo Sharka, i pyetur se sa e pastër është Saranda, është shprehur se janë marrë masat që gjatë sezonit në lidhje me pastrimin e plehrave .

Ai është shprehur se që në fillim të sezonit ka ngritur një grup pune, ndërkohë që Bashkia është në bashkëpunim me landfillin e Bajkat, në mënyrë që mos të ketë plehra në qytet si dhe në  bregdet, aty ku dhe njerëzit janë më të shumtë.

Po ashtu ai u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në hedhjen e mbeturinave.

"Kjo është një nga sfidat kryesore që ne kemi referuar edhe viteve të kaluara, sepse Saranda i ka katërfishuar kapacitetet e veta, gjatë periudhës së sezonit dhe patjetër që është sfida kryesore që hapet para pushtetit lokal, para Bashkisë dhe pse jo pra titullarit dhe për këtë arsye unë që në krye të herës , që në fillim të sezonit, një grup pune që është çdo ditë në terren, në çdo moment në angazhim maksimal.

Çështjen e pastrimit e kemi kontraktuar me një operator dhe patjetër që atë e monitorojmë hap pas hapi, por në të njëjtën kohë kemi shtuar dhe forcat e ndërmarrjeve të shërbimeve në Bashki, por në të njëjtën kohë  edhe ato pjesë që për shkak të trafikut, ngërçit, mund të mos aksesoret plotësisht, është pjesa e ndërmarrjes së shërbimeve publike e cila bën pastrimin e atyre zonave që nuk arrijnë të preken edhe për shkak të trafikut. Kemi një bashkëpunim shumë të mirë me landfillin e Bajkat që  kemi këtu afër. Ato janë përgjigjur në çdo kohë dhe ky bashkëpunim do filloj dhe në të ardhmen por në të njëjtën kohë  vlen të theksohet se jo vetëm Bashkia mund të bëjë më të mirën duhet të jemi të gjithë bashkë. Këtë produkt të mirë që kemi të mos ta bëjmë pis me ato imazhet e kazaneve, me hedhjet e mbeturinave. Është e vërtetë që të gjitha strukturat janë në këmbë , por kjo nuk mjafton."- shprehet ai. 

EMISIONET