Plane të paekzekutuara vrasjesh, Zeka: Email-et do të zbulojnë një fakt trishtues në Kosovë dhe në Shqipëri
Në disa dokumenta të publikuara nga hakerat flitet për dy plane vrasjesh, ajo e 2017 ndaj kreut të atëhershëm të opozitës Lulzim Bashës dhe për vrasjen e Albin Kurtit në 2021 dhe zyrtarëve të tjera të Kosovës.
Analisti Milaim Zeka në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli rreth kësaj teme.
Zeka tha se ka qenë interes i grupeve të caktuara në Shqipëri nëse duhej të vritej ose jo Basha dhe ka qenë interes i grupeve të caktuara në Kosovë nëse duhej të vritej Kurti.
Sipas tij email-e do të zbulojnë një fakt trishtues në Kosovë dhe në Shqipëri, që Shërbimet Kombëtare Informative kanë qenë dhe vijojnë të jenë jo pronë e shtetit por pronë e politikanëve të caktuar.
Milaim Zeka: Këta email-e do të zbulojnë një fakt trishtues në Kosovë dhe në Shqipëri, që Shërbimet Kombëtare Informative kanë qenë dhe vijojnë të jenë jo pronë e shtetit por pronë e politikanëve të caktuar. Unë e kam thënë për shërbimin kombëtar të informacionit të Kosovës dhe kjo velen dhe për Shqipërinë. Që Albin Kurti ka qenë përballë një atentati të mundshëm është i saktë. Në dokumenta ishte një person me pseudonimin Japan që ka qenë një ndreqës makinash vrasës me pagesë.
-
Gjenden 3 milionë euro në bodrumin e një shtëpie
19 Shtator, 16:21
“Në vitin 2005 policia e Kosovës ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë informuar që i njëjti person në përgjimet telefonike është dëgjuar duke folur me dy persona të tjerë për një atentat të mundshëm kundër meje. Kanë thënë a ta vrasim nga afër apo ti hedhim eksploziv nën makinën e tij BMV dhe asnjë veprim nuk është ndërmarrë në atë kohë nga policia, se unë nuk kam paraqit intires për politikanët e asaj kohe. Ka qenë interes i grupeve të caktuara në Shqipëri nëse duhej të vritej ose jo Basha dhe ka qenë interes i grupeve të caktuara në Kosovë nëse duhej të vritej Kurti. Këta nuk kanë kërkuar të dinë a është i përfshirë në krim dikush. Por se kush janë mbështetësit tanë politik.”