Sherri degradon në përdorimin e thikave, një i plagosur te “Komuna e Parisit”, 32-vjeçari përfundon në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shkurt 2024, 12:53
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën "Prokop Mima", shtetasi F. B., 30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin M. I., 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.