Plagosje me sende të forta në Krrabë, ngjarja pas një konflikti mes dy personave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 20:29

Foto ilustruese
Një plagosje me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krrabë.
Policia e Tiranës njofton se si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi Gj. M. ka goditur me sende të forta shtetasin A. G., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.