Plagosja në Tiranë, policia shpall në kërkim edhe dy bashkëpunëtorë të autorit
Policia e Tiranë ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së mbrëmshme në Tiranë
Policia ka shpallur në kërkim shtetasin Aldo Iamandi Gjini më herët, ndërkohë që bashkë me të janë shpallur në kërkim edhe shtetasit Njazi Kulla 25 vjeç dhe Besard Pashkaj 22 vjeç.
Ata dyshohen se bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes Aldo Iamandi Gjini
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi Gjini.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” në kryeqytet.
Konflikti mes të plagosurve mësohet se ka nisur pas një debati për gërvishtjen e makinës.
Pas kësaj mes tyre ka pasur një përplasje fizike që më pas ka përfunduar në përdorimin e armëve.