Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari në Kavajë

Plagosi me thikë një person gjatë një konflikti për

Arrestohet në flagrancë një 44-vjeçar në Kavajë. Mësohet se 44-vjeçari A.K gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me thikë një 57-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Kavajë arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. Sh., 57 vjeç, banues në Kavajë, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET