Plagosën me thikë dy vëllezër në Vlorë, procedohet 46-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Një 46 vjeçar është proceduar ndërsa është shpallur në kërkim i vëllai i tij, pasi kanë plagosur me thikë 2 vëllezër në aksin rrugor ''Llogara-Palasë''.
Njoftimi i policisë:
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 46 vjeç dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin E. Ç., 33 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në aksin rrugor “Llogara-Palasë”, për motive të dobëta, janë konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasit K. A., 40 vjeç dhe S. A., 37 vjeç (vëllezër) dhe më pas shtetasi E. Ç. dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës, 2 vëllezërit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. C., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap nga shërbimet, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokuorisë, për veprime të mëtejshme.