Plagosën me armë zjarri Ervin Nelën, arrestohen 2 autorët e dyshuar, 1 në kërkim

Policia në Tiranë ka identifikuar tre persona, që dyshohet se kanë plagosur Ervin Nelën në kryeqytet ditën e sotme.

Nga tre të identifikuarit, janë shoqëruar në polici dy prej tyre, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Burime mediatike bëjnë me dije se Ervin Nela është plagosur nga kushëriri i tij, Mario Nela, dhe dy të tjerë. Ai ka marrë një plumb në pulpën e këmbës.

Ervin Nela ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Plagosën me armë zjarri Ervin Nelën, arrestohen 2 autorët e

EMISIONET