PL vijon denoncimet me dokumente: Ju tregojmë miliona dollarët që përfunduan në incinerator duke lënë peng shtetin
Partia e Lirisë fakton me fakte skandalin e incinieratorit të Fierit, dokumentet sesi marrin kredi ndërsa kanë lënë peng pronat dhe të ardhurat e shtetit
Bëhet fjalë për disa kredimarrjen që ka bërë kompania koncesionare dhe që koordinatorja e antikorrupsionit Brisida Shehaj I publikoi me dokumente përpara gazetarëve.
Madje dhe kreditë ndihmë që dha qeveria shqiptare dha për biznesin përfundoi për incineratorët
Brisida Shehaj: Më 15 nëntor 2016 kompania pasi ka firmosur kontratën mori kredi 2.2 milionë dollarë. Dorëzanësit për këtë kredi përveç kompanisë së Klodian Zotos i cili ëstë 70% aksioner i incineratorit të Fierit, dorëzanësi është kompania Albtek energy shpk, kompania që ka marrë koncesionen e ndërtimit të incineratorit të Fierit, që ende nuk është ndërtuar.
Në 2019 Albtek energy mori një tjetër kredi.
Në 2020 kanë marë kredi duke u bazuar tek VKM për pagat e punonjësve në rastin e pandemisë së covidit.
Kjo kompani me shumë pak punonjës të deklaruar por shumë para të marrë nga buxheti I shtetit, ka marrë kredi dhe garanci ka lënë paratë e popullit shqiptar.”
Po në 2020 kompania ITS vendos të përfitojë nga riskedulimi kredive për shkak të covidit. Nga banka e një niveli të dytë marrin kredi 3 mln dollarë me afat 5 vjecar për rimëkëmbjen e aktivitetit për shkak të covidit me garanci shtetërore sipas VKM. Ndihma që dha qeveria shqiptare për biznesin përfundoi për incineratorët”
Të gjithë kompanitë që ishin të lidhura pas arerstdimit që ndodhi në dhjetor 2021 nisën mospagesat e kreidive, thotë Shehaj dhe publikon një letër që një bankë e nivelit të dytë ua dërgoi kompanisë ku i liston kredinë e fundit 3 milionë dollarë me garanci sovrane.
“Jeni 87 milionë lekë me vonesë shkruhet në shkresën e datës 1 shkurt 2022. Në këtë periudhë nisin dhe shkresta e incineratorit të tiranës ITS e Klodian Zotos që është përfituesja reale e tyre incineratorëve” vijoi denoncimin Shehaj.
Ndërkohë deputeti Petrit Vasili tha “ Këta vazhdojnë e marrin kredi pa fund dhe peng vënë kontratën e shtetit. Vijnë me duar në xhep. Bënë pazarin me qeverinë, qeveria vë milionat dhe këta i vënë peng. Shteti i del zot. Po të gjithë këto garanci pse është peng prona jonë.”