Petro Koçi në SPAK, Braçe në Facebook/ Mërtiri: Rama po përpiqet të zvogëlojë figurën e Veliajt

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, publicisti Ergys Mërtiri, ka komentuar statusin e zv.kryeministrit Erion Braçe, për Kryebashkiakun Erion Veliaj.

Ai është shprehur se brenda Partisë Socialiste, ka konflikt të brendshëm. Ndërkohë ai shton se Kryeministri Edi Rama po përpiqet të zvogëlojë figurën e Veliajt

Vlen të shihet, kjo është një enigmë më vete, ne nuk mund të parashikojmë dot plotësiht, por ajo që mund të bëjmë është të shtrojmë hipotezat. Hipoteza ime më e besueshme është që brenda PS po fillon të konsumohet konflikti i brendshëm. Kjo ndoshta është edhe për faktin se qeverisja kur zgjatet shumë konfliktet fillojnë agravohen dhe bëhen të dukshme dhe dalin në sipërfaqe.

Kjo ndoshta dhe për faktin se kërcënimet ndjehen dhe njerëz të caktuar shohin dhe mendojnë se toka ka aktivitet tektonik dhe dikush e bën për të shpëtuar kokën, e dikush për t’u kapur diku. Këto situate janë të paqarta në politikë ka sulme, kundërsulme, pra ka aktivitet të tensionuar politik. Besoj se kjo duhet të jetë  një prej arsyeve kryesore, mungesa e SPAK një, e dyta mungesa e sigurisë, tashmë që Rama do të bëjë qeverinë e re, nga ana tjetër pas 2 mandatesh, do të mundohet të promovojë figura të reja, një imazh të ri për qeverisjen. Pavarësisht se unë jam skeptikë që kjo qeveri do të krijojë efekte të tilla.

Përsa i përket sulmit që Erion Braçe, i bën Erion Veliajt, kjo duhet të jetë edhe si pasojë e grupeve brenda PS, të cilat prej kohësh konsumojnë njëfarë konflikti të hershëm. Ajo që vlen të shihet është se ku është pozicioni i Ramës në lidhje me këto grupe. Unë mendoj se Rama gjatë gjithë kësaj kohe, mënyra se si ka vepruar nuk është absolutisht pozitive për Erion Veliajn, kjo është e dukshme dhe unë besoj se e bën qëllimisht. Rama po përpiqet ta zvogëlojë figurën e Erion Veliajt, fakti që i thotë që në 5 të mëngjesit do shkosh të lyesh murin e pallatit."

I pytur në lidhje me lajmin se Rama mund të jetë shef i NATO-së, Mërtiri është shprehur se nëse do të ndodh diçka e tillë i gjithë Perëndimi do të jetë në rrezik. Më tej shton se Rama fillimisht të qeverisë në vendin e tij, pasi pas dy mandatesh qeverisje vendi është si mos më keq.

"Nëse Rama do bëhet shefi i NATO-së, besoj Perëndimi jo thjesht Evropa është në rrezik.

NATO është një strukturë për të garantuar sigurinë në vendet perëndimore, nëse e lënë këtë lodër në duar të një njeriu është parë që i prish lodrat me të cilat loz, nuk besoj që mund të jetë serioze. Nuk e shoh si shef i NATOS. Rama e ka promovuar veten edhe si lider ballkanik,e dhe pse më vonë u pa se ishte i fundit që merrte fonde, ishte më shumë një shërbëtor i interesave të Serbisë, sigurisht për llogari të ndërkombëtarëve.

Ne jemi mësuar që nga koha e Enver Hoxhës që e shpallin veten si të pamposhtur  , që na kanë zili vendet tjera. Këto lloj histerish nuk janë të reja për ne. Rama përpara se të jetë shef i NATOS apo i globit, të bëhet shefi i këtij vendi fillimisht, sepse nuk po di të qeverisë këtë hapësirën e vogël që ka marrë përsipër.

Ka dy mandate që vendi është si mos më keq, rendi është si kurrë ndonjëherë , ekonomia është gropë, borxhet po rriten, varfëria është skamje. Rama nuk ka çuar asnjë punë deri në fund. Bën spektakël, bën shfaqje mbaron punë me reklama dhe i lë në mes. Rama ndoshta çfarë sheh në ëndërr ia thotë dikujt që ta shfaq në realitet."

EMISIONET