'Peshkaqeni' “mbytet” edhe në Gjykatën e Lartë, trafikanti Princ Dobroshi “pret” biletën për ekstradim drejt Gjermanisë
Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e trafikantit të drogës Princ Dobroshi i cili kundërshtonte vendimin e apelit për ekstradimin e tij në Gjermani.
Apeli i jurdiksionit të përgjithshmë vendosi me 9 prill 2024 miratimin e ekstradimit ku i dërgoi edhe ministrisë së drejtësisë vendimin e zbardhur.
Në këto kushte Dobroshi dosjën e dërgoi në gjykatën e lartë ku kërkonte ta prishte vendimin.
Sipas të dhenave gjykata e Hamburgut ka nxjerrë urdhër-arresti, për për 59 vjecarin Princ Dobroshin pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, të kryer në bashkëpunim, si pjesëtar i një grupi kriminal.
Me 29 mars të këtij viti shtetasi kosovar i njohur dhe me nofkën peshkaqeni ra në rrjetën e SPAK ku ku iu sekuestruan 10 llogari bankare me vlerë 133 mijë euro, Vilë në Gjirin e Lalzit, dy apartamente te Kodra e Diellit, një apartament te Liqeni i Thatë, makinë Volvo, dhe shoqërinë tregtare ‘SLAI’.
Këto asete i kishte në bashkpunim me kunatin e tij të quajtuar Olsi Syziu. Në vitin 1993 ishte kapur në Norvegji dhe ishte dënuar me 14 vjet burg për trafikim të heroinës.
Në vitin 1997 Princi kishte arritur të arratisej në mënyrë spektakolare nga burgu duke shkuar në Çeki ku raportohet se ka dominuar trafikimin e drogës atje.