Përurimi i xhamisë së Namazgjasë/ Tafani: KMSH nuk ishte në mënyrë zyrtare, s'duhej të ishin as komunitetet e tjera
Analisti, Endri Tafani i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se KMSH në mënyrë zyrtare nuk ishte e pranishme në hapjen e xhamisë së Namazgjasë dhe se nuk duhej të ishin as anëtarët e komuniteve të tjera.
Tafani: Në momentin që nuk janë anëtarët e KMSH-së, pse duhet të jenë anëtarët e komuniteteve të tjera.
Në Shqipëri janë të përcaktuar se kush janë komunitetet fetare që janë autonom në punën e tyre dhe janë komplet të pavarur dhe nuk kanë lidhje me shtetin shqiptar.
Në momentin kur mungojnë ato, më duket me vend që të mos jenë as të tjerët.
Do bënte më shumë përshtypje që do ishin të tjerët dhe të mungonte KMSH pikërisht për atë gjë.
Kreu i KMSH nuk ishte aty, pra KMSH në mënyrë zyrtare nuk ishte aty.
Aty ishte myftiu i Tiranës i cili nuk përfaqësonte KMSH por përfaqësonte një fondacion i cili do marrë në menaxhim xhaminë e Namazgjasë.