Përplasje për biznesin? Armand Duka për Ora News: Qesharake, asnjë konflikt me të arrestuarin për tritolin

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim për Ora News pas arrestimit të 34-vjeçarit Hasanaj si autor i dyshuar për vendosjen e tritolit në banesën e tij ka mohuar çdo lojl konflikti më të riun.

Në media mbrëmjen e të martës, kur u njoftua arrestimi i 34-vjeçarit, u aludua se ai ka pasur një konflikt me firmën e Dukës.

Por ky i fundit e konsideroi qesharake, duke shtuar se nuk ka pasur asnjë lloj konflikti.

Arlen Hasanaj akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Për identifikimin e ndihmuan kamerat e siguriësë dhe lëvizjet e të riut. Ora News mëson se deri tani ai nuk ka pranuar autorësinë e krimit.

Policia e arrestoi pasi u kthye nga Tirana dhe po shkonte në banesa. Gjatë shoqërimit ai nuk ka bërë rezistencë.

34-vjeçari nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia.

EMISIONET