Përplasja në Tiranë, Hoxha: Edhe Bërnabiç, edhe Rama bëjnë sikur nuk dëgjojnë deklaratat për Kosovën

Me 15 qershor do të zhvillohet takimi për raundin e ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit mes Kurtit dhe Vuçiç, por kryeministrja e Serbisë ndërsa mori pjesë në Samitin e Tiranës deklaroi se Kosova nuk është e pavarur por pjesë e Serbisë.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, thotë se kryeministrja serbe artikulon në vijimësi ato që nuk i thotë dot Vuçiç.

Hoxha: Albin Kurti e ka dhënë përgjigjen për këtë gjë kur ka thënë që dialogu nuk është vazhdim i dialogjeve të hallit, por ka deklaruar se dialogu duhet të fillojë.  Kurti deklaroi se Serbia duhet të çlirohet nga e shkuara e vet por në njëfarë mënyre duhet të çlirohet nga pengu i Kosovës, duhet të pavarësohet nga Kosova.E ka thënë në vazhdimësi.Bërnabiç është një lloj "kafshe e vogël" që e dërgon Vuçiç kudo për të thënë atë që Vuçiç nuk duhet ta thotë shprehimisht.

I ftuar në Rtv Ora, Hoxha arsyen se pse kryeministri Rama e kaloi në heshtje këtë deklaratë të shefes së qeverisë serbe e argumenton në këtë mënyrë.

Hoxha: Udhëheqësit shqiptarë zakonisht duke pasur shtetin, kombin dhe shoqërinë si një lloj krediti e përdorin pa turp dhe nuk bëjnë një audit moral dhe politik mbi veprimet e tyre. Rama i ka kërkuar Bërnabiç, si zakonisht bën një postim, ku thuhet duhet njohur Kosova, është tepër vonë. Por kur Bërnabiç është duke deklaruar se as kemi ndërmend të njohim Kosovën Rama bën sikur nuk dëgjon. Edhe Bërnabiç, edhe Rama bëjnë sikur nuk dëgjojnë deklaratat që kanë të bëjnë me Kosovën. Meraku i tyre është të bëjnë shumë shpejt një mini-shengen. Rama është në urgjencë e sipër, do ta mbrojë, të gjithë gjërat e këqia duhen bërë shpejt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është përplasur me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiç, gjatë samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.

Kurti tha se në samitin e mbajtur në Tiranë të Shqipërisë, Bërnabiç “nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran”.

EMISIONET