Përplasi kalimtarët tek "Kodra e Diellit", 29 vjeçarja e traumatizuar, do verifikohet shpejtësia me të cilën lëvizte

Policia e Tiranës njoftoi sot se ndaj 29 vjeçares e cila përplasi 4 këmbësorë mbrëmjen e 15 gushtit 2022 tek Kodra e Diellit në Tiranë është firmosur urdhërarresti.

Elinta Garo mbahej e shoqëruar në polici prej mbrëmjes së djeshme dhe burimet bëjnë me dije se ka qenë e traumatizuar dhe nuk ka dhënë dëshmi të plotë.

Ekspertët po përcaktojnë sa ka qenë shpejtësia me të cilën lëvizte 29 vjeçarja ndërkohë që aksin ku ndodhi aksdenti lejohej lëvizja deri në 30 km/orë.

Të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore janë larguar në banesa, ndërsa shtetasi Bazgan Hysa ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet u mësua se 29-vjeçarja Elinta Garo kishte humbur kontrollin e mjetit  duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj.

Më pas ka tentuar të ndryshojë drejtimin e mjetit duke aksidentuar edhe çiftin Bagzan dhe Valentina Hysa, si edhe një fëmijë me inicialet R.M.

Raportimi i gazetarit Edison Vatnikaj. 

EMISIONET