Përplaset nga makina një 8-vjeçar në hyrje të Shkodrës

Përplaset nga makina një 8-vjeçar në hyrje të

Një fëmijë 8-vjeçar është përplasur, afër xhamisë përtej urës së vjetër të Bunës në hyrje të Shkodrës.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia ndërsa i mituri u dërgua në spitalin rajonal dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Rreth orës 15:30 në aksin rrugor Shkodër -Shirokë, mjeti tip Toyota, me drejtues shtetasin Z. H. 32 vjeç banues në fshatin Postribë, ka përplasur lehtë, shtetasin e mitur Z. K. 8 vjeç, i cili ka marrë plagë të lehta dhe po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër." - njofton policia. 

Vijojnë veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET