Përplasen dy makina në Rrugën e Arbrit, plagosen drejtuesit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2023, 16:44

Ilustruese
Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në Rrugën e Arbrit.
Policia bën me dije se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin J. A., 34 vjeç, me automjetin me drejtuese shtetasen D. M., 38 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.