Përmbyset mjeti në autostradën Levan-Fier, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2024, 20:22
Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit Memorial.
Furgoni i mallrave është përmbysur në rrugë, pasi ka humbur kontrollin, e për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Në informacionet paraprake, thuhet se nuk ka të lënduar. Aktualisht është bllokuar një krah i autostradës Fier-Tiranë.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet se është shpejtësia tej normave të lejuara dhe rruga që ka mungesë ndriçimi.