Përlotet gazetarja kur kujton Vladimir Grillon: Ishte baba për mua. Dëshira që s’ia plotësova
Gazetarja Enkeleida Zeko, është përlotur teksa ka kujtuar profesorin e saj të ndjerë, Vladimir Grillon, i cili ndërroi jetë javë më parë.
Në një intervistë për “Jeto me Orën” në RTV Ora, Zeko tha se Grillo nuk ishte vetëm profesor për të por edhe shok dhe baba që e mësonte çdo ditë.
Ajo ka treguar që Grillo kishte një dëshirë për Zekon, por kjo e fundit shprehet se nuk ia plotësoi asnjëherë.
Enkeleida Zeko: Shumë emocione dhe ndjesi kam përjetuar në RTSH, edhe me profesorin tim të ndjerë që tashmë është ndarë nga jeta pak ditë më parë, Vladimir Grillo, i cili më ka pikëlluar shumë në zemër. Ai ka qenë për mua një baba, shok, që më mësonte çdo ditë. Humbja e tij është thjesht fizike, jo vetëm për mua, por për gjithë sportin shqiptar. Kam mësuar shumë prej tij, ai është arkiv për mua. Ai kishte një dëshirë që unë kurrë nuk ja plotësova asnjëherë, më thoshte shpesh që je një komentatore shumë e mirë sportive, dhe dua t’më zëvendësosh mua. Por, unë mendoj se nuk jam për këtë, jam më shumë për prezantuese dhe jo komentatore.