Përkeqësim i kushteve të motit, OSSH: Dibra dhe Shkodra probleme me energjinë

Përkeqësim i kushteve të motit, OSSH: Dibra dhe Shkodra probleme
Foto ilustruese

Vendi ynë vijon të shoqërohet nga moti i keq, sidomos ne 24 orët e fundit, me përshkallëzim të kushteve atmosferike.

Impakti i reshjeve, shoqëruar me shkarkesa (rrufe), në rrjetin elektrik është konstatuar në zonat rurale dhe pjesërisht në rrethinat e qyteteve Dibër dhe Shkodër.

Kjo e fundit, në disa lagje ka probleme të furnizimit me energji elektrike si pasojë e dëmtimit të shtyllës 35kV.

OSSH thekson se hidrovoret dhe linjat që furnizojnë spitalet, institucionet e rendësisë së veçante janë në punë. 

OSHSHE bën me dije se si rezultat i erës së fortë dhe shkarkimeve të natës së mbrëmshme ka  shumë difekte.

Ka pësuar një difekt edhe Linja e TL qe furnizon N/ st e Dobraçit dhe N/st e Sh 3, ku është thyer një shtyllë.

Aktualisht janë me difekt Fiderat 4,5 te N/ St Sh 1, Fiderin Zagore dhe Vrake në Koplik, F. 7 ne N/ st e Velipojës , si dhe në Fushë Arrëz kemi fiderat Rrape e Qafe Mali dhe Mide në Bashkinë F.Arrëz.

-Njësia Administrative Rrethina nuk ka energji elektrike.

-Njësia Administrative Ana Malit pa energji elektrike.

Vijojnë punimet nga grupet e avarive për riparimin e defekteve.

EMISIONET