Përjashtimi i Berishës, Ngjela: Rama do ta vuajë më shumë, Saliun e kishte gogol

Si e priti Spartak Ngjela përjashtimin e Berishës?

I ftuar në studion e “Ora e Betit” në RTV Ora Ngjela thotë se Basha ishte i detyruar ta merrte atë vendim.  Ngjela argumenton se është Rama që do e vuajë më shumë ndërsa Basha fiton.

Spartak NgjelaE dija që do të përjashtohej. Doli non grata me të gjithë familjen ju duken të lehta këto. Ishte i detyruar të largohej. Është non grata në Amerikë me një tekst shumë të rëndë. Korrupsion dhe cënim të interesit amerikan. Nuk është vetëm por me të gjithë familjen. Edhe politika amerikane ia kërkoi hapur kreut të PD-së. Ju mendoni se e ka bërë Basha? Politika ka një rregull. Amerika i kërkoi eliminimin e Sali Berishës. Ai e mendoi dhe e përjashtoi. Ku është forca këtu? Është Amerika. Po Basha? Basha fiton shumë. Ai që do ta vuajë më shumë është Rama, i cili e ka pasur gogol Saliun në PD.

EMISIONET