Përjashtimi i Berishës/ Nazarko sheh brenda PD-së, një KPD sikur Nano rrëzoi Metën. Deda: Basha bëri hile

Përjashtimi i Berishës/ Nazarko sheh brenda PD-së, një KPD

A ishte vendimi i duhur ai i Bashës për përjashtimin e Berishës?

I ftuar në “Ora e Betit” Julian Deda, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së argumenton: "Basha nuk e bën për herë të parë që merr vendime në minutën e fundit. Nuk e ka bërë vetëm me doktorin e bën dhe dhe për veprime krejt të zakonshme. Besoj se ka një hile prapa."

Nazarko e quan vendim të saktë dhe të drejtë vendimin e Bashës por paralajmëron se nëse Basha e Berisha nuk e zgjidhin me njëri tjetrin atëherë PD rrezikon të ketë skenën e KPD-së së famshme të dhjetorit 2001

Shpëtim Nazarko: Vendimi i Bashës ishte më i drejti për ta marrë vetë përsipër pasi “nëse do e çonte në forume nuk do dihej fati i përplasjes. Nëse do fitonte Berisha partia do çahej në dysh. Goditej PD. Nëse do të fitonte Basha, prapë do të ishim, siç do ishim me historitë e Nanos të projektuara në KPD . Edhe nëse do fitonte Berisha do të ishte një çarje e PD-së. Më e mira duhej të ishte ta zgjidhnin me njëri tjetrin këta të dy. Berisha duhej të evitonte këto histori duke ditur pasoja.”

"Berisha është trembur më shumë sesa duhet. Nuk besoj se Amerika donte ta trembte  shumë, por ta nxirrte jashtë luftimit. Ne do të jemi këtu nëse Berisha do e nisë aksionin në bazë e do ta mbarojë në forumin më të lartë, në Kongres do të kemi një ripërsëritje gjysëm komike të KPD së famshme të Nanos kur rrëzoi Metën"

EMISIONET