Përfundon me të shtëna armësh sherri në PD-në e Kurbin, nënkryetari i degës konfliktohet me anëtarin

Qëlloi me armë zjarri, gjatë një takimi të grupit të rithemelimit në Kurbin, policia shpall në kërkim shtetasin me iniciale Van Rica.

Ngjarja ka ndodhur në degën lokale të PD-së, po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Mastriot Marku (P), dhe anëtarit, Van Rica.

Sipas informacioneve të para ky i fundit ishte mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga PD-ja për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e partisë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin V. R., 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit, një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e shtetasit Van Rica." - njofton policia. 

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi Van Rica, tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

EMISIONET