Përfundon aplikimi në universitete, sytë nga mjekësia dhe informatika

Sot është përmbyllur faza e parë e aplikimit për në universitet ndërsa degët më të preferuara vijojnë të mbeten mjekësia dhe teknologjia e informacionit. Rezultatet pritet të zbardhen më datë 31 gusht teksa aplikantët do të ketë një ditë afat për të apeluar. Ndërkohë, faza e dytë do të mbahet në muajin shtator.

Në përfundim të raundit të parë të aplikimit në universitete pjesa më e madhe e maturantëve kanë zgjedhur degët e mjekisë dhe teknologjisë së informacionit.  

Rrjeti akademik Shqiptar raporton se rreth 80 për qind e të rinjve zgjedhin universitetet publike.

Raundi i dytë i aplikimit do të nis në shtator ku maturantët do të kenë mundësi të zgjedhin përsëri 10 preferenca.

Edhe këtë vit degët më të kërkuara për të studiuar në universitet kanë qenë mjekësia dhe teknologjia e informacionit.

Të martën përfundoi faza e para e aplikimit për maturantët, ku 21 mijë prej tyre shprehën preferencat për të ndjekur studimet e larta.

Arjan Xhelaj nga Rrjeti Akademik Shqiptar ka sqaruar disa prej të dhënave më interesante.

"Kryesisht preferenca më të mëdha janë teknologjia e informacionit dhe shkencat mjekësore. Degët klasike mbetet ekonomiku dhe juridiku. Ka një ecuri të mirë te mësuesia."

Interes të lartë ka pasur edhe për degët 2-vjeçare.

"Nga viti i parë deri më sot është një numër që është trefishuar."

Duke bërë një krahasim mes programeve në universitete private dhe ato publike, Xhelaj thotë se 80 përqind janë të orientuar drejt shtetërorit.

"80% janë drejtuar universiteteve shtetërore. Është jnë grupim pak a shumë i paracaktuar."

Raundi i dytë për ata që kërkojnë dhe një mundësi tjetër apo për maturantët që do ti nënshtrohen sezonit të vjeshtës do të nisë në shtator me të njëjtat kritere si në të parin.

"I gjithë ky grup maturantësh ka mundësi që të aplikojnë në shtator me formularin A3."

Ndërkohë, rezultatet e fazës së parë të aplikimeve do të publikohen më datë 31 gusht dhe maturantët do të kenë një ditë afat për të apeluar rezultatin.

EMISIONET